![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/peci-i-shkon-ne-zyre-kryetarit-te-komunes-se-leposaviqit-eshte-nje-sherif-i-ri-ne-qytet_647339d5221d8.jpeg?resize=850%2C548&ssl=1)
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka shkuar në zyrë kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemit.
Peci tregoi se si ministër, i ka treguar Hetemit për planet e projektet shumëmilionëshe për qytetarët e komunës që ai drejton.
“Së bashku me Zëvendësministrin e Brendshëm, Blerim Gashani, kisha kënaqësinë e veçantë të vizitojmë sot në zyrën e tij, z. Lulzim Hetemin, Kryetarin e Komunës së Leposaviqit”.
“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”.
“There’s is a new sherif in town”.