Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peci: Kurti i ka treguar KE-së se Kosova nuk do të zbatojë asociacionin

 
   

Analisti Lulzim Peci ka folur rreth temës “Kurti i thotë jo asociacionit: a e mbylli derën e kie?”, ku u shpreh se Draft statusi i cili është dokument shumë zyrtar sepse është dorëzuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë.

“Draft statusi i cili është dokument shumë zyrtar sepse është dorëzuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë, është document zyrtar deri në pikën e fundit. Nëse non paper do të thotë elaborim i një pozicioni të shtetit në një formë analitike pra ku e elaborohet pozicioni i shtetit këtu nuk ka të bëjë me këtë hiq, nuk është elaborim është draft statut document zyrtar i Bashkimit Evropian”, tha Peci.

Tutje ai shtoi se Kurti me letrën e dërguar Bashkimit Evropian ka treguar se Kosova nuk do të zbatojë asociacionin.

“Kurti tha, do me thanë këtë e zhvlerësoj komplet e quajti një non paper dhe me këtë Kurti praktikisht i ka tregu Këshillit të Evropës dhe krejt shteteve anëtare të saj se Kosova realisht është nuk e ka pasë menen që ta zbatojë asociacionin, dhe ajo letër e cila është dërgu atje është e pakuptueshme se si dikush thotë unë e zbatoj një gjë kur të marrë antarësin e tashë spo bojke tash me fillu procesi”.