Drejtori i Institutit KIPRED dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Lulzim Peci, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës të organizuar dje në Zveçan e ku si rezultat u kap një sasi e madhe e municionit ushtarak.
Peci ka thënë se aksioni i djeshëm është për komplimente dhe thotë se e gëzon shumë fakti që kishte koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Peci ka thënë se paralajmërimi i Vuçiqit se mund të ndodh diçka më 28 qershor në veri ka gjasa që ka pësuar fiasko. Ai thotë se kjo ka të bëjë sigurisht me realizimin e ëndrrës së Vuçiq për ndarje të Kosovës.
Tutje Peci ka thënë se situata duhet të shtensionohet meqë Kosova e pëson më së shumti në gjithë këtë histori.
Sipas tij, në këtë kohë duhet pasur kujdes që të mos bëhen gabime taktike meqë ato mund të shkaktojnë pasoja tragjike.