Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave.
Postimi i plotë:
Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë!
43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë!
Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave.
100 mijë hektarë me drithëra!
66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër.
35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera.
142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.
Për bukën e sofrës!
Foto e postuar nga Peci