Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peci: Viti 2023, më i suksesshmi në historinë e Ministrisë së Bujqësisë

 
   

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se viti 2023 është viti më i suksesshëm i sektorit të Bujqësisë që nga koha e ekzistimit të Ministrisë.

“Është viti më i suksesshëm prej që është themeluar Ministria e Bujqësisë në vitin 2001”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk ka fermer që i është bërë padrejtësi që kur ai ka marrë detyrën si ministër.

“63 për qind janë rritur të mbjellat në nivel vendi. 26.4 milionë i kam siguruar mjete shtesë Kosovës sektorit të Bujqësisë si ministër i kësaj qeverie, 63 për qind janë rritur sipërfaqet e mbjellave. Ma gjeni një në krejt Kosovën një fermer që i është bërë padrejtësi ose është dashur me dhënë ryshfet për më marrë grantin. Në të kaluarën deri më 5 milionë kanë qenë shpenzimet kontingjente që fermerët i kanë fituar kontestet gjyqësore për shkak se janë përballur me padrejtësi”, ka deklaruar ai.