Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pedagogia: Spilleja të kthehet në plazh vetëm për gratë muslimane!

Shpesh keni parë në plazhe gra të mbuluara me burka. Mjaft njerëz i paragjykojnë.

Pedagogia Malvina Tafçiu sugjeroi që në Spille të bëhet një plazh për gratë myslimane duke dhënë dhe shembullin e plazhit në Turqi. Tafçiu theksoi se ajo vet ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj.

“Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor. Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike. Nëse unë shkoj në një plazh që nuk ka njerëz si unë, e di shumë mirë që paragjykohem sepse ata nuk e kanë problemin me veshjen time, e kanë me islamin në tërësi. Përse në vend që tua mohosh të drejtën e plazhit grave myslimane dhe të bësh diskriminim nuk iu krijon mundësi për t’i shijuar plazhet dhe bukuritë e natyrës? Siç e ka Turqia, ka vende specifike për gratë myslimane. Një ndër plazhet që ne myslimanët frekuentojmë është Spilleja. Ka plot mënyra dhe forma se si unë ta shijoj jetën dhe të shfrytëzoj hapësirat publike”,-u shpreh Tafçiu.