Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pejë: Rrahen mes vete dy punonjës të Spitalit

Të hënë ka ndodhur një përleshje fizike mes dy punonjësve në Spitalin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se pas intervistimit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Rreth orës 9:30 viktima (pjesë e stafit) është sjell nga policia prej spitalit pas një përleshje që ka pas me një pjesëtar tjetër të stafit. Është intervistu i dyshuari dhe më pas është liruar, është njoftuar edhe prokurori për rastin. Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.