Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi përmes një video të publikuar ka dhënë detaje në lidhje me Bazën Ajrore Taktike të NATO-s, e cila do të hapet për pak ditë në Kuçovë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky përurim do të luaje rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.
“Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës. Ky hap shënon një fazë të re në forcimin e kapaciteteve tona për bashkëpunim ndërkombëtar dhe siguri rajonale”, ka shkruar Peleshi./teve1.info/