Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Penarovski, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur homologun nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Këto takime po mbahen në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit, ku më pas do të ketë edhe një takim të përbashkët të liderëve rajonal.
Takimi i Brdo-Brijuni është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe të Sllovenisë dhe Kroacisë, e ku fokusi kryesor është në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimin e rajonit në BE.
Ky proces është një nismë rajonale e bashkë-themeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010./teve1.info/
Tags: BegajPendarovski