Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për 24 orë ndalohen 11 persona

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, po ashtu për 48 orë janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.  

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër një (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.