Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për 28 nëntor, Memli Krasniqi bashkë me djalin bën homazhe te Memoriali i Skënderbeut në Lezhë

 
   

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në ditën e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka bërë homazhe te varri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti, në Lezhë.

Krasniqi ka qenë i shoqëruar me djalin e tij Malin.

“Në ditën e madhe të kombit, me Malin ndalesën e dytë e bëmë në Lezhën e historisë e të përbashkimit, te varri i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili, 580 vjet më parë, më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti në Krujë flamurin me shqiponjën dykrenare, duke e ngritur kështu edhe vetëdijen e kombit tonë e duke u bërë vet pishtari më i ndritur në rrugëtimin tonë kombëtar për liri e mëvetësi”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi:

Në ditën e madhe të kombit, me Malin ndalesën e dytë e bëmë në Lezhën e historisë e të përbashkimit, te varri i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili, 580 vjet më parë, më 28 nëntor të vitit 1443, ngriti në Krujë flamurin me shqiponjën dykrenare, duke e ngritur kështu edhe vetëdijen e kombit tonë e duke u bërë vet pishtari më i ndritur në rrugëtimin tonë kombëtar për liri e mëvetësi.