Për pesë ditë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 48 aktakuza ndaj 72 personave.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës thotë se “për pesë ditë pune, në periudhën 29 korrik – 2 gusht 2024, angazhimi i prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka rezultuar me ngritjen e dyzetetetë (48) aktakuzave ndaj shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale”.
“Aktakuzat e ngritura nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë për veprat penale si në vijim: “Grabitja“, “Mashtrimi“, “Sulmi“, “Kanosja“, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, “Dhuna në familje“, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,
“Rrezikimi i trafikut publik“, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Vjedhja e shërbimeve“, “Vjedhja”, “Kontrabandimi i mallrave“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Cenimi i të drejtave nga sigurimi social”, “Marrja e ryshfetit”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Mospërfillja e gjykatës”, “Lëndimi i lehtë trupor“, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, si dhe “Vjedhja e pyllit””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.