Në Mitrovicë të Veriut, komunë me shumicë serbe në very të Kosovës, po vërehet mungesa e produkteve nga Serbia.
Kjo, sipas REL-it, po ndodhë për herë të parë në periudhën e pasluftës.
Për këtë lajm ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se kjo po ndodhë, për shkak se Qeveria Kurti nuk është e përfshirë në kontrabandë, sikurse ish-qeveritë.
“Sa e sa herë janë vendosë taksa 100% e 200% ndaj Serbisë, produkte serbe ka pasë, tash s’ka.
Pse? Se zyrtarët e qeverisë nuk janë të përfshirë në kontrabandë si përpara”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook./BS