
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot do të mbahet protesta e radhës e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se protesta mbahet në Medvegjë.
“Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor.
Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, ka shkruar Lutfiu.