Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për motive pronësie/ 55-vjeçari në Korçë kërcënon kunatën me sëpatë, e dhunon psikologjikisht

Një 55-vjeçar në Korçë ka dhunuar psikologjikisht dhe më pas ka kërcënuar me sëpatë kunatën e tij. Shtetasi me iniciale T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, për motive pronësie ka dashur të plagos kunatën dhe një person tjetër që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Pas ngjarjes, 55-vjeçari është arrestuar.

Policia

DVP Korçë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), këtë shtetase dhe një shtetas tjetër që ka ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë.