Në Prishtinë gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, njofton Klankosova.tv.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3201 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 279 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 32 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.
“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.
“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor”.