Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, gjatë javës ka realizuar 269 patrullime policore, në kuadër të zbatimit të planit operativ Goditja.
Ky operacion i nisur javë më parë, sipas policisë po vazhdon me kontrolle të shumta dhe në lokacione të ndryshme për qëllimin e sigurisë.
“Gjatë këtyre patrullimeve janë arrestuar 4 persona, 1476 persona të legjimituar, 18 armë të ftohta janë konfiskuar, 7 persona të kërkuar nga gjykata, 207 pika kontrolli të automjeteve janë realizuar, 1100 vetura të kontrolluar dhe 41 pika kontrolli me radar janë realizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.