Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Për rënien në peshë – cilat janë ushqimet që frenojnë urinë

Ushqimet janë të ndryshme e për rrjedhojë edhe mënyra e përpunimit të tyre në organizëm është e tillë.

Çdo ushqim ka një ndikim të caktuar tek uria, hormonet dhe numri i kalorive të djegura.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll.

Vezët

Studimet e kohëve të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se vezët janë të mira për shëndetin dhe përkundër pretendimeve të mëparshme, ato nuk shkaktojnë probleme për zemrën dhe nuk ndikojnë në kolesterolin në gjak.

Për më tepër, vezët janë të pasura me proteinë, yndyrna të shëndetshme dhe ju mbajnë ngopur për shumë gjatë, duke ofruar pak kalori.

Vezët janë të pasura me ushqyes dhe plotësojnë shumë nevoja të organizmit.

Pjesa më e madhe e ushqyesve janë tek e verdha e vezës.

Barishtet dhe perimet

Barishtet si spinaqi apo brokoli, lulelakra, lakra ofrojnë sasi të shkëlqyera të proteinës.

Ato janë perfekte për rënien në peshë, sepse përmbajnë pak kalori dhe karbohidrate por shumë fibër.

Ngrënia e barishteve u jep volum vakteve tuaja por kufizon sasinë e kalorive.

Shumë studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se vaktet dhe regjimet ushqimore me një dendësi të ulët energjie e ndihmojnë njeriun të konsumojë më pak kalori.

Për më tepër, barishtet përmajnë shumë vitamina, antioksidantë dhe minerale siç është kalçiumi që ndihmon në djegien e yndyrnave.

Mishi pa yndyrë i viçit dhe pulës

Mishi i kuq i papërpunuar dhe pa yndyrë ka një rol të rëndësishëm për mirëqenien e organizmit.

Ai përmban shumë proteinë, një ushqyes i rëndësishëm, prania ditore e të cilit ju ndihmon të digjni nga 80 deri në 100 kalori në ditë.

Për më tepër, falë proteinës, njeriu mund të përgjysmojë dëshirën për ushqim në mbrëmje vonë dhe të humbasë 2 kilogramë në muaj.

Meqenëse mishi i kuq nuk është shumë i rekomandueshëm, proteinën mund ta gjeni edhe te shumë produkte bimore si më poshtë.

Fasulet, supat dhe bishtajat

Disa fasule dhe bishtaja si mashurka apo barbunja etj, janë të rekomandueshme për rënien në peshë.

Këtu përfshihen edhe thjerrëzat, fasulet e zeza, të bardhat e të tjera.

Këto ushqime përmbajnë shumë proteinë dhe fibër, dy ushqyes që ju ndihmojnë të jeni të ngopur për më gjatë.

Njerëzit që duan të bien në peshë, gjithashtu duhet të hanë më shumë supëra.

Studimet kanë treguar se ngrënia e një ushqimi të transformuar në supë, pra jo i skuqur apo i pjekur, i bën njerëzit të jenë më të ngopur.

Për rrjedhojë, ata janë më pak të uritur dhe marrin më pak kalori.