
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për telefonatën që dje ka pasur nga këshilltari kryesor i presidentit amerikan, Jake Sullivan.
Kurti e falënderoi Sullivanin për mbështetjen e SHBA-së në sigurinë kufitare, teksa kërkoi ndihmë më të madhe kundër siç tha ai, planeve luftarake të Serbisë.
“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, tha Kurti.
Encouraging call w/ @POTUS NSA @jakejsullivan. Thanked him for 🇺🇲 support of 🇽🇰 border security & requested increased assistance against Serbia’s warfare plans. Assured him of continued Kosova Police cooperation w/ KFOR & that our commitment to protect all citizens is unshakable.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 29, 2023