Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për të tetën ditë me radhë vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet se është hedhur nga ura e Fshajt

U bë një javë që po vazhdojnë kërkimet për gruan që është hedhur nga ura e Fshajt, në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta tregoi se ende nuk është gjetur trupi i gruas që ra nga ura e Fshajt.

Ai tha se kërkimet ende po vazhdojnë.

“Kërkimet ende po vazhdojnë. Deri më tani nuk ka ndonjë gjetje”, ka thënë Graishta.

Ndryshe, tri ditë më parë Forca e Sigurisë së Kosovës, patën njoftuar se kërkimet janë duke vazhduar për 59 vjeçaren e zhdukur.