Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për tetë muaj KEDS realizoi më shumë se 55 mijë kontrolle për keqpërdorime të energjisë elektrike

 
   

Keqpërdorimi ose vjedhja e energjisë elektrike vazhdon të mbetet një fenomen i shëmtuar në shoqërinë tonë. Edhe pse falë investimeve qindra milionëshe në rrjet dhe luftës së pa kompromis të KEDS-it për luftimin e keqpërdorimit të energjisë elektrike, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese.

Vetëm përgjatë periudhës janar-gusht 2023, KEDS ka realizuar më shumë se 55,000 kontrolle për të evidentuar keqpërdorimet/vjedhjet e energjisë elektrike, prej të cilave afër 4,500 raste janë identifikuar si keqpërdorime. KEDS ka shtuar prezencën e ekipeve të kontrollit në terren me qëllim të minimizimit të humbjeve në rrjet, duke realizuar kontrolle në baza ditore në tërë territorin e Kosovës.

Këto kontrolle-të domosdoshme për identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike, janë dëshmi se keqpërdorimet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në periudhën janar-gusht 2023, Zyra Ligjore e KEDS ka dorëzuar afër 1,500 kallëzime penale në gjykatat kompetente të Kosovës.

KEDS mbetet i përkushtuar që të vazhdojë luftën ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike, dhe i siguron ata se posedon mjete të sofistikuara për identifikimin e tyre.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i dënueshëm sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Raportojeni keqpërdorimin e energjisë elektrike përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00, përmes e-mailit, rrjeteve sociale ose në zyrat tona. Raportimi juaj mbetet konfidencial!

Bëhu pjesa më e mirë e shoqërisë kosovare, raportoje të keqen!

Telefono në: 0800 791 00

E-mail adresa: [email protected]