Alma Kaçi ka deklaruar se vendimi i gjykatës për ta dënuar me 1 vit burg për prostitucion është bërë për t’i përdhosur emrin.
Protagonistja e videos seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit me Safet Gjicin është shprehur se faktet e saj u hodhën poshtë vetëm prej faktit se video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e saj.
“Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq”, deklaroi Alma Kaçi për Ora News.
Ajo është shprehur se u godit më i dobti, por theksoi se do të vazhdojë të luftojë.
Deklarata e Alma Kaçit:
Jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim.
Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t’ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë.
Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.