Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përdhunimi i 26-vjeçares, reagon Pampuri: Faji nuk është i totalisht i familjes, ka një model tek të rinjtë që s’na pëlqen

Deputetja dhe psikologja, Orjola Pampuri dhe aktivistja Suela Koçibelli ishin të ftuara në një program televiziv ku folën për rastin e përdhunimit të 26 vjeçares në Vlorë që tronditi opinionin publik dhe për rastet e dhunës në shoqëri.

Pampuri u shpreh se nuk i duhet vendosur totalisht faji familjeve.

“Në fakt t’ja vejm totalisht fajin familjes nuk mundemi sepse e kemi thënë shpesh që ka një bashkëpunim në të gjitha fazat që në shkolla, parashkollori, e mesme, në universitet e të rinjëve e të tjera me radhë.

Sigurisht që ka një rol të rëndësishëm familja, por nuk mund të themi që e gjithë barra bie mbi familjen.

Kemi një model me të cilën po përballen të rinjtë sot.

Ka një model që nuk është vetëm shqiptar por është mbarëbotëror. Është një model që nuk na pëlqen dhe nuk është normal për shoqërinë tonë dhë nuk është normal për jetën në të cilën ne jetojmë”, tha ndër të tjera Pampuri.