Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi 35 vite burgim për katër të akuzuarit të cilët abuzuan seksualisht me një 11 vjeçare.
E.R., është dënuar me 14 vite dhe tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vite burgim nën akuzën se kanë përdhunuar 11-vjeçaren.
Në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të “Dhunimit” dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.
“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në njoftim.
I akuzuari E.R është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.
I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.
Në njoftim tutje thuhet se pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.
Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.