Policia ka arrestuar 9 persona në Tiranë me akuza të ndryshme, por spikat një rast përdhunimi, për të cilin është arrestuar një 28-vjeçar nga komisariati nr.4 në kryeqytet.
Blutë bëjnë me dije se fillimisht ai e ka rrahur të dashurën e tij dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj teksa kishte konsumuar edhe lëndë narkotike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”, deklaron policia.
Ndërkohë, 8 personat e tjerë janë arrestuar për akuza të ndryshme.
Policia shprehet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
– E. B., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas, për disa muaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– E. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk iu është bindur urdhrave të tyre, gjatë vendosjes se një mase administrative;
– R. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka goditur me grushte shtetasin E. B., 27 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë;
– H. T., 40 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke u afruar në banesën e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– E. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Sauk, ka aksidentuar shtetasen A. M., 77 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– E. C., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com