Koloneli shqiptar Dritan Demiraj, ka reaguar pasi OKB-ja me shumicë votash e ka njohur si gjenocid masakrën e Srebrenicës.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të përgatitë dosje dhe t’iu kërkojë ndërkombëarëve që të njohin edhe gjenocidin serb në Kosovë, përcjell Bota sot.
“Çtë mbjellësh, do korrësh!
Pas votimit në KS të OKB-së për Rezolutën e gjenocidit serb në Srebenicë, qeveria Kurti duhet të përgatisë dosjen dhe t’i kërkojë komunitetit ndërkombëtar të njohë edhe gjenocidin në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Vetëm kështu ‘qetësohen’ shovinistët serbë.
Ndërkohë, në qoftë se vazhdon me kërcënime dhe të bëjë si i ‘fortë’, Perëndimi duhet ta sanksionojë sa më parë”, ka shkruar koloneli Demiraj, në një postim në Facebook.
Me miratimin e rezolutës së OKB-së më në fund do të ketë edhe një datë, në të cilën do të përkujtohet tmerri i Srebrenicës, masakra e kryer gati 30 vjet më parë.