Tri ngjarje që në shikim të parë nuk ndërlidhen në disa ditët e fundit janë shenjë se perëndimi po shtrëngon rrethin rreth Serbisë me qëllim ta detyrojë të lëshojë presionin dhe të përmbushen ato që kërkohen, që janë njohja de facto e Kosovës, sanksionet ndaj Rusisë dhe distancimi nga Srpska, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.
Kjo nuk do të ndodhë, siç thotë Vuçiç, por ata le të bëjnë punën e tyre. Po të analizohet situata në disa ditët e fundit, ajo që ndodhi në selinë e OKB-së në Nju Jork, kur fuqitë e mëdha ndaluan mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me bombardimet e SRJ, që edhe pse u tubuan për votim, abstenuan dhe munguan 9 vota për mbajtjen e mbledhjes, kur vetëm për ishin 3 shtete – Kina, Rusia dhe Algjeria. Abstinenca është njëjtë me refuzimin.
Rasti tjetër, Këshilli i Evropës do të mbajë një mbledhje nesër, ku do të shqyrtohet pranimi i Kosovës mbi rregullat dhe standardet. Dy javë më parë, dukej se kjo nuk mund të ndodhë, sepse raportuesja për Kosovën në KE, grekja Dora Bakojani, kishte vendosur 3 kushte që duheshin të plotësoheshin para rekomandimit të saj për pranim. Por ndodhi rikthimi; përkundër se u plotësua vetëm një nga tre kushtet – kthimi i pronës së manastirit në Deçan, nuk u themelua asocimi i komunave dhe çështja e eksplorimit të pronave në komunat në veri. Ajo ndryshoi mendimin dhe rekomandoi vënien në rend të ditës të pranimit të Kosovës.
Dhe së fundmi, në Bruksel në takimin e organizuar nga i dërguari evropian Lajçak me delegacionet që drejtoheshin nga Bislimi e Petkoviç, tema e bisedës ishte gjetja e zgjidhjes për çështjen e suspendimit të dinarit në Kosovë. Ndërsa Beogradi propozoi zgjidhje, Prishtina nuk lëviz asnjë milimetër nga gjendja në terren dhe vendimi për dinarin dhe në këtë situatë Brukseli heshti, pa dënuar apo sanksionuar Prishtinën.
Srgjan Graovac nga Qendra për Stabilitet Shoqëror tha se “e gjithë situata dhe ngjarjet flasin për shtrëngimin e rrethit ndaj Serbisë, ndërsa e gjithë kjo është pasojë e gjendjes në frontin e Ukrainës.
Frustrimi që përjeton perëndimi atje, manifestohet në presionin shtesë ndaj Serbisë. Kjo sepse Serbia nuk u bashkua me evropianët kundër Rusisë, është shteti i vetëm neutral ndaj gjendjes dhe kjo i pengon perëndimit, kështu që rritet presioni ndaj Beogradit me qëllim vendosjen e sanksioneve dhe renditjen edhe të Serbisë në anën perëndimore”, tha ai.
“Njëjtë veprohet edhe në lidhje me çështjen e Kosovës, mbase plotësohen kërkesat e tyre për njohjen e Kosovës si shtet dhe me këtë të arsyetohet shkelja e drejtës ndërkombëtare që bëri perëndimi në vitin 1999, në çka Rusia vazhdimisht thirret si precedent dhe arsyetim për veprimet dhe operacionet në Ukrainë,” tha Graovac.