Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfaqësuesi i Kinës: Kosova dhe Serbia të kthehen në binarët e dialogut

Përfaqësuesi i Kinës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bën thirrje që Kosova dhe Serbia të kthehen në binarët e dialogut.

Ai thotë se Kina dënon sulmet në Kosovë derisa shton se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë sigurinë në Kosovë dhe Ballkan.

Pozita e Kinës në raport me Kosovën është e qartë dhe e vendosur, që është për zgjidhje te praueshme brenda rezolutës 1244, pavarësia dhe integriteti Serbisë duhet të respektoht, nuk duhet të kete pengesa.

I dënojmë sulmet që kane ngritur tensione. Kosova dhe Serbia të kthehen në binarët e dialogut.

Autoritetet e Kosoves duhet të marrin masa per te zbutur tensionet. Serbia dhe Kosova kane mbajtur takime te nivelit me lehtësimin e BE. Presim qe te kete rezultate nga këto diskutime, Kina çmon rezultatet ne kete drejtim.

Autoritetet kosovare duhet ti permbushin zotimet dhe te marrin verpime per ti hequr pengesat qe pengojnë dialogun. Bashkesia nderkombare duhet ta mbaje sigurinë ne Kosovë dhe Ballkan. Kina eshte e gatshme per te kontribuar ne kete qellim”, tha përfaqësuesi i Kinës.