Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Përfitimet nga lëngu i limonit dhe lëkura e tij

Të mbushur plot me shije, limonët konsiderohen si përbërës kryesor në shumë receta, duke e bërë atë një nga frutat më të njohur në botë.

Lëngu i limonit mund të gjendet në produkte të ndryshme, duke përfshirë majonezën, humusin dhe pije të ndryshme.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Pse ky frut është kaq i njohur? Sepse përfitimet nga limoni janë të panumërta!

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me vlerat e tij ushqyese, përfitimet në organizëm dhe si të përgatisni lëngun e limonit.

Vetitë ushqyese të limonit

Limonët janë të pasur me vitaminë C, por janë gjithashtu plot me kalium, kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe vitamina të kompleksit B.

Ato janë të pasur me fibra dhe antioksidantë të dobishëm, të cilët gjenden kryesisht në lëkurën e tij.

Përfitimet shëndetësore

Me kaq shumë vitamina dhe minerale, limonët gjithashtu kanë një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.

Limoni është i njohur për antioksidantët që mund të parandalojnë dhe mbrojnë qelizat nga kanceri.
Sasitë e mëdha të vitaminës C mund të ndihmojnë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut. Parandalon formimin e gurëve të tëmthit dhe veshkave.

Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tregoi se lëngu i freskët i limonit mund të përdoret si një trajtim alternativ për gurët në veshka. Nxit tretjen, stimulon sistemin tretës, forcon sistemin imunitar, mbështet dhe përmirëson funksionin e mëlçisë dhe zvogëlon inflamacionin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëngu i limonit mund të përmirësojë përthithjen e hekurit dhe rrjedhimisht të trajtojë aneminë. Zbut dhimbjen e fytit, falë efekteve anestezike dhe antibakteriale.

Si të përgatisni ujë me limon

Për shkak se acidi që ai përmban mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, këshillohet që të hollohet me ujë.

Ajo çfarë ju duhet të bëni është të shtrydhni një gjysmë limoni në 200ml ujë. Pas shtrydhjes, grini lëkurën e limonit në rende dhe shtojeni në pijen e përgatitur.

Lëkura është e rëndësishme, sepse përmban sasinë më të madhe të antioksidantëve të dobishëm.
Për më tepër shije, aromë dhe vlera ushqyese, ju mund të shtoni disa feta kastraveci, xhenxhefil, mjaltë ose nenexhik.