Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfshihet nga zjarri një fabrikë në autosdradën Tiranë-Durrës

Një fabrikë e bojërave është përfshirë nga zjarri në orët e mbrëmjes të shtunën, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në njoftimit e ministrisë është bërë thirrje që të shmanget kalimi në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të parë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe zjarrfikësit.

“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë./teve1.info/