Një shtëpi në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, duke thënë se përveç dëmeve materiale s’ka dëme në njerëz, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas njoftimit, prezent në vendin e ngjarjes ishin njësitet policore, zjarrfikësit, ekipi i KEDS-it dhe eksperti i zjarrit.
“Mitrovicë 14.01.2024-21:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një shtëpi, pronarët e së cilës ndodhen jashtë vendit në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit, ekipi i KEDS-it dhe eksperti i zjarrit. Përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.