![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/perfundojne-hetimet-ndaj-driton-lajcit-gjykata-speciale-del-me-njoftimin-e-fundit_64e471081c30a.jpeg?resize=850%2C466&ssl=1)
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se ZPS-ja ka ndërprerë hetimet ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Driton Lajçi.
Pjesëmarrja e ish-shefit të Divizionit për Mbrojtjen e të Akuzuarve, Driton Lajçi, në intervistën e Sami Lushtakut në Hagë, ishte konsideruar si ndërhyrje për të ndikuar në drejtësi.
“Më 18 gusht 2023, në bazë të rregullit 47 të Rregullores, ZPS ka dorëzuar njoftim për pushimin e hetimeve ndaj Driton Lajçit. Siç shihet nga parashtresat publike në këtë rast, Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Rasti i tij kishte të bënte me hetime dhe/ose raste gjyqësore lidhur me bazat e krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Lajçi ishte ftuar në intervistë nga ZPS në vitin 2019 si i dyshuar.