Kuvendi i Kosovës njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar katër kandidatë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.
Administrata e Kuvendit është në pritje të nominimeve eventuale nëpërmjet postës.
Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, thuhet në një njoftim për media të Kuvendit.