Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Shtëpia e tij në Prishtinë është bastisur që nga mëngjesi me urdhër të Dhomave të Specializuara.
Avokati Artan Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por se bastisja është kryer meqë mendohet se se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.