Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për furnizimin me libra shkollorë për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Pas pesë orëve debat, të zgjedhurit e popullit përfunduan diskutimet për këtë çështje.
Gjatë debatit, partitë opozitare akuzuan Qeverinë se ka dështuar të sigurojë librat shkollorë për fëmijët.
Derisa ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci arsyetoi vendimin për subvencionim të prindërve për sigurimin e librave shkollorë.