
Dëshmitari i 82-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin Ë03870 e përfunduar dëshminë e tij sot në rastin e gjykimit të ish-komandantëve të UÇK-së. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kjo dëshmi ishte e mbyllur, pra ishte në sesion privat.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 82-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 2 shtator, në orën 09:00”, thuhet në njoftimin e Speciales.