Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimit i njërit prej te dyshuarve, për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
E.K para prokurorisë është mbrojtur në heshtje, duke thënë se qëndron prapa asaj që ka deklaruar në Polici.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit, Skender Musa, ka thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe ndjehet keq për ngjarjen që ka ndodhur.
Prezentë ka qenë edhe avokati i familjes së viktimës, Tomë Gashi, i cili tha se i njëjti ka disa vepra të tjera penale dhe se prova kryesore në këtë rast është videoja e shfaqur në rrjete sociale.
Ndërsa, për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër.