Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka përfunduar rinovimi i sallës plenare.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ai bëri të ditur se tashmë salla ka mikrofonë të ri dhe gjithçka tjetër në aspektin e teknikës është kompletuar.
“Risia është që ka përfunduar rinovimi i sallës plenare, çështje që ka hapur diskutim në të kaluarën. I kemi përmbyllur sa i përket pajisjeve të reja teknologjike, mikrofonë të ri e deri te regjia të cilën e kemi kompletuar krejt në aspektin e teknikës.
Shpresojmë të jetë fillim i mbarë sa i përket punës së Kuvendit”, tha Konjufca.