Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundon takimi ShBA –Rusi për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se takimi mes delegatëve amerikanë dhe rus në Riad për Ukrainën ë ka përfunduar.

Diskutimet zgjatën më shumë se katër orë, duke përfshirë një drekë pune.

Pas përfundimit të bisedimeve në Riad, zyrtarë të delegacionit rus kanë komentuar se çka ka ndodhur deri tash.

“Dialog shumë pozitiv e konstruktiv ka nisur. Për dallim nga administrata Biden, që kurrë s’u përpoq të dëgjojë pozicionin e Rusisë, kjo ishte përpjekje shumë e qartë për të nisur dialogun, për të kuptuar pozicionin e Rusisë dhe për të diskutuar gjërat për të cilat pajtohemi”, ka thënë Kirill Dmitriev, shef i fondit sovran rus, për “TV Channel One” në Rusi

ShBA e Rusia në Riad diskutojnë për Ukrainën