Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Përgatitje për luftë”, kjo është arsyeja pse Vuçiq zgjodhi Kinën e Putinin e jo Tiranën dhe BE-në

Të hënën është mbajtur takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku është diskutuar për procesin e integrimit të Ballkanit.

Ajo çfarë ka rënë në sy ishte mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili e braktisi Tiranën e Edi Ramën për të udhëtuar në Kinë e për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Vuçiq ishte takuar të martën me Putinin, ku megjithatë kishte deklaruar se ka zhvilluar “një bisedë të shkurtër” me të, por “nuk pati takim dypalësh”.

Ai nuk ka dhënë hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.

Analistët politikë thonë se Serbia ka zgjedhur lindjen në vend të perëndimit dhe të paqes. Sipas tyre vizita e Vuçiqit më së paku i konvenon Serbisë, kjo sepse largohet nga BE-ja.

Zogaj: Mos ndëshkimi i Serbisë nga BE-ja është vonesë bishtëruese që ka tagër!” 

Image
Skënder Zogaj

Analisti politik, Skënder Zogaj, thotë se Vuçiq e ka humbur moti udhën dhe po ndjek shtigjet e djallit.

Sipas tij, vizita e tij në Kinë e shpie Serbinë kah “pashallëku i Beogradit” që sipas pikëpamjeve të tij është i pashmangshëm dhe jo shumë i largët.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kahmot e ka humbur udhën dhe po ndjek shtigjet e djallit! Kjo sjellje nuk mendoj se e vlen të diskutohet sepse, ka të bëjë me zgjedhjen tipike të mentalitetit të popullit serb, në karakterin e të cilit gjenetikisht është sjellja kriminale, e rrenës dhe mashtrimeve, që janë mjeti i të gjitha fitoreve të deritashme! Kjo e shpjegon edhe arsyen e vizitës së Vuçiqit në Kinë, vizitë kjo që mendoj se, më së paku i konvenon Serbisë, sepse, largimi nga BE-ja e shpie Serbinë kah Pashallëku i Beogradit, që sipas pikëpamjeve të mia, është i pashmangshëm dhe jo shumë i largët”, deklaron Zogaj.

Sipas tij, mbetet paqartësi nëse Rusia është aleate e Serbisë.

“Që Serbia është aleat i Rusisë kjo dihet, por sa është Rusia aleate e Serbisë, kjo është e paqartë, sepse, në disa momente kyçe Rusia nuk ka qenë aktive aq sa ka mundur dhe është pritur se do të ishte! Tash, sa i përket strategjisë së BE-së, qëndrimi serb është i deshifruar dhe, ka vetëm manovrime politike dhe diplomatike. Mos ndëshkimi i Serbisë nga BE-ja është vonesë bishtëruese që ka tagër!”, shton Zogaj.

Vuçiqi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Kelmendi: Pas kësaj vizite, mund të priten veprime agresive me karakter terrorist nga Serbia në Kosovë 

Image
Muhamet Kelmendi

Analisti politik Muhamet Kelmendi thotë se fakti që Vuçiq zgjodhi Kinën dhe Rusinë është dëshmi që Serbia nuk e do integrimin në UE.

“Lufta në Ukrainë, në Lindje të afërt kundër terroristëve të Hamasit është shkak i vizitës së Vuçiqit në Pekin për të marrë betimin që Serbia të hapi front të luftës në Kosovë. Fakti që kryekrimineli i Serbisë, Vuçiq, udhëtoi në Kinë, ku bëri marrëveshje dhe u takua edhe me Vladimir Putinin, tregon se Serbia e ka zgjedhur lindjen në vend të perëndimit dhe të paqes. UE është për Serbinë një mekanizëm jo frytdhënës, jashtë interesave serbe dhe se e ardhmja është te Kina dhe te Rusia. Në kohën kur ishte takimin i radhës i Procesit të Berlinit në Tiranë, Krimineli Vuçiq, zgjodhi Kinën dhe Rusinë. Ky është fakt që UE është vetëm subjekt për të marrë financa dhe bërë investime në Serbi. Serbia nuk e do integrimin në UE. UE e do për para. Në të kundërtën, do të shkonte krimineli Vuçiq në Tiranë”, shprehet Kelmendi.

Sipas tij, Vuçiq nga Rusia ka përkrahje në luftë kundër Kosovës.

“Vuçiq zgjodhi Kinën. Nga Kina dhe Rusia i ka armët Serbia. Dhe, natyrisht se atje e ka edhe interesin, përkatësisht mbrojtjen dhe përkrahjen në luftë kundër Kosovës. Armët e marra nga Kina, si raketat, nga Rusia avionët dhe shumë armë tjera, shkon në drejtim të lidhjes së shtetit serb me Rusinë dhe Kinën. Kjo lidhje u vërtetua tash. Natyrisht se edhe për UE dhe SHBA-në del ky vetëtim. Bashkëpunimi i mëtejshëm me Serbinë e Vuçiqit është humbje kohe. Serbia e njeh vetëm forcën. Serbia nuk e do paqen dhe bashkëpunim; nuk është për integrime në UE dhe me mekanizmat tjerë demokratik. Nuk do bashkëpunim me shtetin e Kosovës. Kundër kësaj, u armatos dhe u bë shtet militar. Në pyetjen e bërë Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, për Serbinë, ai deklaroi: ” Kurrë nuk mendoj se Vuçiq bën lëshime dhe shkon me perëndimin. Ai dinë se si duhet të veprojë”. Deklarata e tillë u vërtetua në vizitën e kriminelit Vuçiqit në Pekin. Kryekrimineli i luftës Vucic zgjodhi lindjen”, thekson analisti.

Serbia është e përgatitur për luftë, pas vizitës në Kinë, thotë Kelmendi, gjersa shton se priten veprimet agresive e terroriste.

“Pas kësaj vizite, mund të priten veprime agresive me karakter terrorist nga Serbia në Kosovë, ndoshta edhe në Bosnië e Hercegovinë dhe në vendet tjera të Ballkanit. Serbia është përgatitur për luftë. Rusisë i duhet një front i ri u luftës në Ballkan. Me gjendjen e luftës në mes Izraelit dhe terroristëve të Hamasit dhe të një fronti të luftës në Ballkan, fiton Rusia dhe humb liria dhe demokracia. Dobësohet përkrahja dhe siguria që vjen nga UE dhe SHBA-te. Me tri fronte të luftës është vështirë të veprohet me siguri të duhur nga NATO dhe nga SHBA-te. Fronti i luftës në Kosovë e dobëson perëndimin. Tash mendon Serbia se është koha për të ripushtuar Kosovën. Këtej mund të priten veprime agresive e terroriste nga Serbia në Kosovë”, përfundon Kelmendi.

Serbia dhe Kina nënshkruan një sërë marrëveshjesh më 17 tetor, ndër të cilat më e rëndësishmja është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.