Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përgjimet/ Bajqinovci raporton në polici personat që e akuzuan që “ai ka folur me BIA’n”

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi një person me emrin Agron Guri dhe një tjetër Sokol Elezaj kanë pretenduar  se “Mefail Bajqinovci është personi që i fshihet identiteti në përgjimet e Paparacit ku një shqiptar flet me një person të BIA’s serbe për dërgimin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në Hagë.

Bajqinovci ka shkruar se nuk është hera e parë që shpifet ndaj tij

”Njëherë thanë që vëllau më është punësuar në KEK, kur ai punon dhe jeton në Kanadë. Pastaj thanë që gruaja më është avancuar ndërkohë që ajo ishte në atë pozitë pune si Kryeinfermiere në Patologji QKUK prej 2016, dhe tash këta shpifës përmes llogarive fallco dalin e thonë që jam i përfshirë në shpifjet disa individëve”.

”Nuk i ndalin gënjeshtrat ndaj meje e sa më shpejtë që demantohen duket se e gjejnë tjetrën. Provojnë të më njollosin mua, Mefail Bajqinovcin, familjar i dëshmorëve dhe luftëtarëve të shquar të çështjes kombëtare, djalit të anëtares së personelit mjekësor të Spitalit Ushtarak të UÇK-së, e cila nën breshërinë e artilerisë serbe, bashkë me të tjerë, lidhi, pastroi e kuroi qindra plage lufte të luftëtarëve të lirisë”.

”Po, me shpifësit dhe profiterët e 20 vjeçarit nuk çuditem.  Kërkoj nga Policia e Kosovës që të fillojë hetim dhe ta ndriçojë këtë histori turpi”, ka shkruar ai.

Më pas Bajqinovci e ka raportuar këtë rast në Polici përmes avokatit Tomë Gashi.

”Unë me avokatin tim, Tomë V. Gashi rastin e raportuam në polici. Tentimi i njollosjes së figurës sime dhe familjes sime nuk kalon. Ne e dim që ata që nuk na duan dëshirojnë dhunën t’a bartin në rrugë. Me rastin e atyre që njollosjen e kanë profesion apo pasion tani do të merret policia e Kosovës”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.