Përhapja e koronavirusit, Pacollit i pamundësohet ardhja në Kosovë – ngelet në Zvicër

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka mbetur në Zvicër si pasojë e përhapjes masive të koronavirusit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk i ka ndodhur kurrë, teksa ka thënë se shëtitorja në Lugano ku ai ka shtëpinë, nuk ka qenë asnjëherë në ëktë gjendje.

Në këtë postim, Pacolli ka komentuar vet duke thënë se nuk mund të kthehet në Kosovë për shkak se i duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë

Ka thënë se do të punojë nga shtëpia për aq sa është e mundur.