Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Kryesisë së PD për të përjashtuar Gazment Bardhin nga PD, për shkak se ky i fundit ka bashkëpunuar me non gratat.
Berisha tha se Basha është i keqpërdorur nga Qeveria dhe se lexon vetëm fletushkat që sipas tij i jep Taulant Balla.
“Lulzim Brava, për të mos përmendur term tjetër sepse s’dua të lëshoj gojë, ai lexon fletushkat e Ballës. S’ka asnë lloj vlere, është i keqpërdorur. po kthjellohet çdo gjë rreth një personi që është marrë peng”, tha Berisha.
Ish-kryeministri foli për mediat dhe për raportin me Ilir Meten, për të cilin siguroi se nuk ka asnjë krisje të marrëdhënieve mes dy aleatëve.
“Asnjë krisje, ajo është një ftesë, ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij të palëkundur për betejë politike dhe e përshëndes”, u shpreh Berisha.