
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Kyi fundit dje në Kuvend ka miratuar Ligjin për pagën minimale, duke përjashtuar veteranët e UÇK-së.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në këtë mënyrë Kurti ka përmbushur edhe një premtim që ia dhënë Milan Radojiçiqit.
“Dje duke ushtruar dhunë dhe duke i goditur fizikusht deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij e përmbushin premtimin që i dha Radojçiçit për mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale”, ka shkruar Musliu.