Gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ndodhi një përplasje fizike në të cilën u përfshinë disa deputet të Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa ministra të Qeverisë Kurti.
E gjithë ngjarja është filloi kur zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.
Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.
Profesori Enver Bytyçi komentoi gjithë këtë ngjarje përmes një postimi në Facebook.
Ai ‘goditi’ Mërgimin, i cili është edhe djali i Sami Lushtakut, ku ky i fundit jo rrallëherë është akuzuar dhe dyshuar për vepra të ndryshme.
“Bijtë e kriminelëve janë dy herë më kriminelë se baballarët e tyre! Bijtë e spiunëve po ashtu!
Se atyre (bijve të kriminelëve e spiunëve) në shtetin e së drejtës ju humbet shpresa për të shijuar pasurinë e krimit”, shkroi ndër të tjera Enver Bytyçi, përcjell “Bota sot”.