Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përmbytje në Itali dhe Francë, një i vdekur mbi dy mijë persona evakuohen

Moti i keq që përfshiu Italinë ditët e fundit ka lënë të vdekur një person dhe ka përmbytur zona të tëra në rajonin Emilia-Romagna.

Raportohet se viktima është një 20-vjeçar, i cili mbeti i bllokuar në makinë që nga e shtuna së bashku me vëllanë e tij.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Mediet italiane raportojnë se për shkak të përmbytjeve masive, autoritetet kanë evakuuar 2 mijë banorë.

Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Gjatë natës përmbytjet kanë shkuar edhe në Ravenna, Modena, Reggio Emilia dhe reshjet e kanë bërë kritike situatën në të gjitha rrugët.

Më shumë se 300 ndërhyrje të zjarrfikësve u kryen në Emilia Romagna, veçanërisht në Bolonjë, ku përrenjtë Ravone, Savena dhe Zena, si dhe lumi Icice, dolën nga shtrati.

Ndërkohë edhe në Francën qendrore përmbytjet e mëdha kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Fshati i vogël Limony, në Francën juglindore, është prekur veçanërisht nga përmbytjet masive.

Më shumë se 1,000 njerëz u evakuuan të premten dhe kryeministri francez Michel Barnier tha se zjarrfikësit dhe shpëtimtarët e tjerë janë përfshirë në rreth 2,300 operacione.

Sipas meteorologëve, vala e motit të keq që ka shkatërruar pjesë të Italisë dhe Francës qendrore pritet të godasin në jug të Italisë deri të martën.

Emilia-Romagna është përfshirë edhe vitin e kaluar nga përmbytjet ku humbën jetën 17 persona dhe shkaktuan dëme në vlerë prej 8.5 miliardë Eurosh./Tëvë1/

Tags: