Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.
Një makinë me targa të Kosovës dhe një makinë me targa shqiptare janë përplasur.
Paraprakisht dyshohet për të plagosur. Siç duket nga pamjet, aksidenti ka qenë i fortë.
Një prej makinave është përmbysur në mes të rrugës. Atje ka shkuar urgjenca që po i jep ndihmën e parë një gruaje të lënduar.
Dëmet duket se kanë qenë të mëdha pasi në rrugë kanë mbetur copat e xhamave të thyer. Si pasojë e përplasjes një makinë tjetër ka përfunduar jashtë rrugës.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Policia nuk ka dalë ende në një njoftim zyrtar, megjithatë po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të përplasjes.