Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasen dy anije mallrash pranë brigjeve gjermane

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë janë shpallur të zhdukur pas përplasjes së dy anijeve mallrash në Detin e Veriut pranë brigjeve të Gjermanisë.

Sipas të dhënave anija “Verity” me flamur britanik u përplas me “Bahamian Polesie” në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që në bord ishin gjithsej 7 persona.

Përplasja raportohet të ketë qenë tepër e fortë dhe anija “Verity” është fundosur, e cila po udhëtonte nga qyteti verior gjerman i Bremenit për në Immingham.

Incidenti ndodhi në brigjet e Heligoland, një arkipelag gjerman i cili është pjesë e shtetit të Schleswig-Holstein.

Dy anije shpëtimi nga Shërbimi Gjerman i Kërkimit dhe Shpëtimit Detar  një helikopter i marinës gjermane dhe një varkë e policisë ujore po ndihmojnë në operacionet e kërkimit, teksa kontributin e saj është duke e ofruar dhe një anije turistike.

Shkaku i përplasjes është ende i paqartë