Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasen Pacolli e Tahiri, deputetja e LVV-së flet për konfiskim të pasurisë, deputeti i PDK-së ia përmend 200 mijë euro grante

 
   

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për qeverisjen katërvjeçare të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Pacolli i tha Tahirit se byroja për konfiskimin e pasurisë do t’ia konfiskojë pasurinë deputetit të PDK-së.

“Qysh i ke bë milionat kur nuk di emrin tënd me e shku, deputeti që vjen nga liga e parë e hajnisë? Qysh i bëre milionat? S’ke faj se frikësohesh nga byroja për konfiskimin e pasurisë, sepse milionat e tu të vjedhur do të konfiskohen”, tha ajo.

“Deputete, të lutem kujdes me gjuhën”, ndërhyri nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Në kundërpërgjigje, Tahiri ia përmendi deputetes së LVV-së grantet që Ministria e Bujqësisë ua dha vëllait dhe dajës së saj.

“Shkurt e pati fjalimin. Kisha pasë qejf me e pa më gjatë duke folë Fitoren. Fitorja duhet me folë vazhdimisht. Fitoren duhet me e pa qytetarët e Republikës së Kosovës në foltore. Fitoren duhet me e pa qysh ia jep vëllait të vet 100,000 euro edhe del e fuqishme para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Fitore, 100 mijë euro vëllait, 100 mijë euro dajës, aq sa po dimë”, tha Tahiri.