Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku në një përplasje të fortë mes një autobusi dhe një kamioni që transportonte mallra, kanë humbur jetën të paktën 19 persona dhe ka plagosur 22 të tjerë në një shtet veriperëndimor të Meksikës, thanë autoritetet lokale.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik. Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.
“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa, raporton Reuters.
Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.
Aksidentet rrugore vdekjeprurëse janë të zakonshme në Meksikë, shpesh për shkak të shpejtësive të larta, kushteve të këqija të automjeteve ose lodhjes së shoferit.